
Policia e Kosovës ka kapur mbrëmë në mesantë një kombi me mall të kontrabanduar që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovës.
Lajmin e ka konfimruar Policia e Kosovës në veri.
“Në mesnatë, pas një angazhimi të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) -Veriu në bashkëpunim me (NJNSH)-Lindje në Jashanicë të komunës së Leposaviqit është kapur një kombi i tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, i cili kishte lëvizë nga Serbia për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve të pa autorizuar për kalim kufiri”, njofton Policia.
“I dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike”, zbulon Policia.