
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Politko” ka folur edhe rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe aleatëve.
Gjini tha se kryeministri i Kosovës, qytetarëve të këtij vendi i’a ka krijuar përshtypjen e gabuar sa i përket aleatëve, raporton Gazedta10.
Ai shton se fajtori i vetëm për sanksionet ndaj Kosovës është kryeministri Kurti dhe qeveria e tij.
“Pse neve në takime të veçanta së bashku me përfaqësuesit e Vetëvendosjes na thojnë kemi ardhë në një milimetër me e humb plotësisht mbështetjen e aleatëve kryesor të juaj, edhe kjo nuk ka ndodh para gjashtë muajëve apo para një javë, kjo është duke u thënë në vazhdimësi, dhe këtë gjë e kanë dëgjuar edhe shumë njerëz të tjerë që kanë qenë së bashku me mua, kush ka gabu, faji i vetëm është i Albin Kurtit dhe i Qeverisë së tij, dhe prapë ne si pjesë e Opozitës jemi duke u munduar ta minimizojmë dëmin që ju është bërë shtetit të Kosovës”, tha ai në Kana10./Gazeta10