Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një muaj paraburgim ndaj personit që falsifikoi dokumente

Gazeta10
20 July 2023 - 16:50

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj një personi, me inicialet D.B,.

Sipas gjykatës, D.B, dyshohet se ka kryer veprat penale”Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Gjykata pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, gjeti se kërkesa e prokurorit është e bazuar, ashtu që marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete, ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B.”, ka bërë të ditur Gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.