Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person sulmon tre policë në Ferizaj, një tjetër i kanos në Kaçanik

Gazeta10
10 July 2024 - 9:26

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj dhe Kaçanik të martën në mbrëmje (9 korrik), në raste të ndara, nën dyshimin se i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në rastin në Ferizaj, për të dyshuarin kishte pasur një ankesë nga një qytetar që kishte thënë se i dyshuari i ka hyrë në pronën private dhe e ka kanosur.

 Më pas, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë. Tre policë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në rastin tjetër, në Kaçanik, një i dyshuar është shoqëruar në polici pasi që kishte kanosur zyrtarin policor që i kishte shqiptuar gjobë trafiku.Përderisa në rastin e Ferizajt, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në rastin e Kaçanikut rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.