Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një video me njerëz të armatosur e të maskuar po qarkullon, dyshohet se janë në veri të Kosovës

Gazeta10
05 November 2022 - 23:48

Një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, tregon persona të maskuar duke shtënë me armë që dyshohet se janë në veri të Kosovës.

Videoja fillimisht është publikuar nga mediumi “IstragaB”, që duket të jetë me seli në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës, raporton Nacionale.

“Jemi kthyer, Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”, raportohet se thonë personat në videon e publikuar.

Të njëjtit, shihet se janë të maskuar, derisa gjuajnë me armë. Mediumi në fjalë, raporton se në afërsi të vendit ku është xhiruar videoja, janë dëgjuar të shtënat me armë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.