Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njohësi i çështjes së sigurisë flet për atentatin ndaj Trump: Dështoi protokolli i sigurisë

Gazeta10
15 July 2024 - 18:12

Ditë më parë, kandidati për president të ShBA-së, Donal Trump u plagos nga një 20 vjeçar në një nga tubimet e tij parazgjedhore, raporton Gazeta10.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezaj në emsionin Raport të Kanal 10 komentoi aktin dhe veprimet tjera të ndërrmara pas atij sulmi.

Sipas tij, ka dështuar protokoli i sigurisë së ish presidentit Trump.

“E kemi thënë qysh në fillim se ka dështuar protokoli i sigurisë së ish presidentit Trump. Ajo ka dështruar për tri arsye: 1: Intelegjenca amerikane nuk kishte siguruar informacion për një atentat të tillë, 2: Se si në një perimetër 110 metra ka arritur të depërtoj sulmuesi dhe 3: se si ka reagu në momentin kur është gjuajtur në drejtim të Trump”. tha Elezaj.

Sipas tij, edhe debate e ashpëra mes kandidatëve, deklaratat e tyre mund të ishin nxitëse mes njerëzve.

“Mund të themi se ekziston dyshimi që në rastin konret të jetë përfshirë edhëe ndonjë strukturë tjeter për ta mbështetur këtë person, i cili tanimë është vrarë nga policia amerikane”, tha mes tjerash Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.