Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk dimë gjë, sapo kemi ardhur prej jashtit’’, flasin familjarët e burrit që vrau një grua në Stanoc të Vushtrrisë

Gazeta10
25 March 2025 - 10:48

Këtë të martë, familja ka hapur dyert e mortit për 58-vjeçarin Arsim Morina, pronar i furrës “Diellza” në Milloshevë.

Morina dyshohet se ka privuar nga jeta Nexhmie Haradinën, punonjëse në biznesin e tij.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, vëllëzërit e të dyshuarit kanë hapur dyert e të pames, e të cilët pas kamerës për Indeksonline kanë dhënë pak detaje lidhur me ngjarjen tragjike.

“Nuk dimë gjë, sapo kemi ardhur prej jashtit (i referohen diaspores). Nuk kemi qenë këtu, nuk dimë gjë. Sa e kemi hapur të pamen…”, ka thënë shkurt njëri nga vëllëzëzërit e viktimës.

“Jemi me hapa, të rënduar, në gjendje të vështirë, nuk dimë asgjë, hiç asgjë”, ka thënë një tjerër familjarë i Morinës.

Mësohet se Morina ka lënë pas vetes vetëm bashkëshorten dhe dy vajza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.