Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk e la të futej me makinën në zonën e koncertit, efektivi plagosi me armë të riun që e grushtoi

Gazeta10
28 December 2023 - 23:08

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas bluve të Fierit, nje i ri ka tentuar të hyjë me makinë në një zonë ku ishte ndaluar qarkullimi për shkak se po mbahej një koncert. Në momentin që efektivi i policisë e ka ndaluar, 26-vjeçari ka zbritur nga makina dhe ka nisur ta qëllojë me grushte në fytyrë.

Sipas policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar një herë në këmbë.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B.,  ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.