Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk i ndalën plumbat, as vuajtjet, as gjaku, sepse në shpirt mbanin amanetin e lirisë”OVL e UÇK-së kujton të rënët e 6 qershorit

Gazeta10
06 June 2025 - 13:42

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar sot më 6 qershor të rënët gjatë luftës çlirimtare.

OVL e UÇK-së tha se ata nuk i ndalën plumbat sepse “në shpirt mbanin amanetin e lirisë”.

Më 6 qershor, gjatë luftës çlirimtare ranë dëshmorë: Shpend Malaj, Burim Mustafaj,Bejzat Krasniqi, Imer Krasniqi, Shaban Mazrekaj, Arsim Tahiri, Bajram Zekaj, Halim Qallapeku, Ramiz Bazaj, Sali Saramati dhe Xhevdet Krasniqi.

“Në këtë ditë të shenjtë kujtese, 6 qershorin, përkulemi me nderim e krenari para veprës së pavdekshme të bijve më të mirë të këtij vendi. Ata nuk i ndalën plumbat, as vuajtjet, as gjaku, sepse në shpirt mbanin amanetin e lirisë. Ata ranë, që ne të ngrihemi!”, ka shkruar organizata.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i përkujton dhe nuk i harron kurrë trimat tanë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.