Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk janë kredibile sondazhet”, Matoshi: Uji shkon në mullinin e atij që i jep paret

Gazeta10
17 December 2024 - 20:49

Gazetari, Halil Matoshi ka komentuar sondazhet e fundit të publikuara nga organizata UBO për partitë politike në zgjedhjet e shkurtit.

Matoshi ka thënë se sondazhet e publikuara nuk kanë shumë kredibilitet.

“Nuk janë shumë me kredibilitet sidomos sondazhet në Kosovë sepse uji shkon vazhdimisht në mullinin e atij që i jep paret. Po e lavdojnë UBO Consulting e cila praktikisht huqjen epike e ka pas në zgjedhjet e fundit në Kosovë”, ka thënë Matoshi.

Megjithatë, Matoshi ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia më e madhe në vend.

“Është e vërtetë që vazhdon të jetë partia më e madhe Vetëvendosje, mirëpo nuk është frymë më. Këtë mos të harrojmë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.