Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk ka bir k*rve” – Rama eskalon me gjuhën e përdorur teksa u drejtohet qytetarëve

Gazeta10
21 February 2025 - 17:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe ofenduese gjatë një fjalimi nga sheshi i “Tiranës”, duke i sikeltosur të pranishmit.

Në fjalën e tij, Rama ka treguar një ngjarje nga përvoja e tij personale, ku ka thënë se kur është përballur me kërkesa të paligjshme për leje ndërtimi.

“Jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe nuk e kam bërë një herë, e kam bërë shumë herë. Ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur unë i thashë nuk ka bir kurve dhe nuk ka bir nëne që të dalë dhe të më thotë që më ka dhënë mua lekë, më nxorrën dhe një burrë që më ka kërkuar falje nja 34 herë deri tani edhe e kam falur 38 herë, por ai vazhdon kërkon falje“, u shpreh ai.

Kryeministri tha se disa individë janë të interesuar vetëm për përqindjet që mund të marrin nga lejet e ndërtimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.