Drejtuesit e Juventus kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës që lidhet sidomos me repartin e mesfushës. Tashmë, Adrien Rabiot është “me një këmbë jashtë” Torinos me francezin që nuk e rinovoi kontratën dhe “joshet” nga ofertat e klubeve jashtë Italisë.
Në këtë formë, bardhezinjtë kanë kthyer vëmendjen nga Manuel Ugarte, lojtari i Paris Saint-Germain.
Uruguajani nuk po gjen shumë hapësira në skuadrën e Luis Enriques dhe në këtë formë është i hapur për të vlerësuar ofertat në merkato. Parizienët shpenzuan plot 60 milionë euro për ta transferuar në verën e shkuar nga Sportingu i Lisbonës dhe nuk pranojnë të dalin me humbje nga ky biznes.
Megjithatë, Juventusit i vjen në ndihmë formula e huazimit si e vetmja mundësi për ta transferuar 23-vjeçarin. Sakaq, Juventus mbetet e vëmendshme edhe ndaj alternativave të tjera si Zubimendi, Merino dhe Samardzic.