
Këshilltari i kryeministrit Kurti, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, nga Tirana sërish është marrë me Kosovën dhe kritikët e shefit të tij.
Në faqen e Facebookut, ai ka publikuar një dëftesë shkollore të vitit 1930, ku pretendon se notat e nxënësve atëherë ishin dukshëm më të mira se sot.
Përmes këtij postimi, ai ka dashur t’i forcoj argumentet e kryeministrit Kurti se “grevistët në Kosovë nuk duhet të kërkojnë paga të rritura sepse po i nxjerrin fëmijët analfabetë”.
“Ndoshta një ditë do të kemi vullnetin të zhvillojmë greva e protesta mbi cilësinë e arsimit. Po ju tregoj deftesën e dikujt në klasën VIII në vitet 1930 ne Shkodër. Shiheni mirë ju lutem listën e lëndëve.” shkruajti Hoxha.
Brenda pesë minutash pas postimit, ai e ka larguar tekstin nga faqja e tij në Facebook. Megjithatë, Gazeta 10 ka arritur ta fotografojë dhe më poshtë është postimi origjinal. /Gazeta10.
Postimi origjinal i Hoxhës:
