
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi është shprehur i shqetësuar me situatën e sigurisë në komunën e Kaçanikut, pas vrasjes së rreshterit të policisë, Muhamed Lika, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij.
Ai ka thënë se nuk ka parë veprime konkrete nga ana e policisë.
“Unë nuk pash një veprim konkret të mjeteve policore, qoftë edhe përdorimi i dronëve, në tentativë për të kapur kryerësit e veprës”, ka thënë Elezi në “Politiko”.
“Emrin e kam dhënë në nivel të spekulimeve që kam dëgjuar nga qytetarët. Jam i sigurt që të njëjtën e kanë dëgjuar edhe policia. Nuk kam njohuri, madje jam mundur që të sigurohem sot sidomos pas deklaratës që e kam bërë publike të di nëse i njëjti është në shtëpinë e tij”, ka thënë ai. /Gazeta10