
Analisti Halil Matoshi duke folur sonte pas debatit me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin në emisionin “Politiko” në Kanal 10 ka thënë se në media bëhet debat e përplasjet politike bëhen në Kuvend e Qeveri e diplomaci.
“Prandaj këto duhet me i relativizu dhe jeta vazhdon pas emisionit, dhe mendoj se ato që i kemi arritë kanë shkuar shumë mirë”, tha Matoshi.
Ai ka theksuar se janë kriju pritje të mëdha ne një emision televiziv, por nuk zgjidhen krejt problemet e vendit në një debat televiziv, duke shtuar se i janë nënshtruar një presioni të jashtëzakonshëm.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë më poshtë/Gazeta10