Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Nusja kapet me vjehërri pas një mosmarrëveshje, të tre përfundojnë në Polici

Gazeta10
24 February 2025 - 12:39

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Kështu ka ndodhur së fundmi në fshatin Gadime të Lipjanit, ku një 27-vjeçare kërkoi ndihmë në Polici pasi u kap me vjehërri.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se prindërit e djalit dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje me nusen e tyre, konflikt ky që eskaloi në dhunë fizike.

Për pasojë, 27-vjeçarja dhe vjehrra e saj kanë pësuar lëndime trupore dhe morën trajtim mjekësor.

Si rezultat i denoncimit, tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.