
Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton që t’i frikësojë deputetët Duda Balje dhe Adem Hoxhën, duke u thënë “ose me neve ose me Radojçiqin”.
Ai ka thënë se LVV-ja po i përdorë raportet e AKI-së dhe organeve të sigurisë për qëllime politike.
“Kurrë nuk ka ndodh që politikanët me i publiku raportet e sigurisë, për herë të parë që këta dalin spekulojnë me raportet e AKI-se e raporte të sigurisë për qëllime partiake”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10