
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushtim të Lehonisë dhe kësisoj kjo barrë të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të marr përsipër pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë, raporton Gazeta10.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media ku është shtuar se, kjo kërkesë i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, kryetarit të kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
“Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushim të Lehonisë dhe kësisoj kjo barrë të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të merrë përsipër pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë në mënyrë që Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti”, thuhet në komunikatë./Gazeta10