
Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për trajnimin për përgatitjen e Provimit të Jurisprudencës dhe detajet për këtë proces, që do të zgjasë tetë javë.
Nga OAK kanë bërë me dije se trajnimi do të mbahet çdo të shtunë dhe të diel, në zyrat e Odës, në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 17:00 – ndërsa pagesa për trajnim është 250 euro.
Në njoftimin e këtij institucioni janë edhe detajet për hapat që duhet ndërmarrë për t’u bërë pjesë e trajnimit.
“Trajnimi do të udhëhiqet nga profesionistë të njohur dhe ekspertë të fushës juridike në Kosovë.
Për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi, dërgoni kërkesën tuaj në adresën e emailit: info@oak-ks.org.