Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Oficerë të çeliktë” – Kurti viziton policët në Mitrovicë, i lavdon për profesionalizëm

Gazeta10
07 June 2023 - 20:19

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi ka njoftuar se sot ka vizituar Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere të Mitrovicës, shkruan Gazeta10.

Ai i ka quajtur “të çeliktë” oficerët policorë që shërbejnë në këtë stacion, duke theksuar se aty u njoftua për operacionet e Policisë në atë pjesë.

”Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra “Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere. U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse. Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar.”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se atje ishte bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e Policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.