
Disa organizata jo-qeveritare serbe në Kosovë kanë shtruar një kërkesë zyrtare ndaj Qeverisë së Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Gazeta10.
Në kërkesën e tyre thuhet se themelimi i Asociacionit është obligim që Kosova e ka marrë nga dialogu në Bruksel.
Tutje, aty thuhet se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyrat për arritjen e zbatimit të tij.
Këtu keni kërkesën e plotë:
“Ne, organizatat e shoqërisë civile nga komuniteti serb, të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe.
Themelimi i Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe është obligim që është ndërmarrë gjatë negociatave në Bruksel dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyrën për arritjen e zbatimit të tij.
Andaj, presim nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që të themelohet Bashkësia/Asociacioni i komunave serbe në pajtim me parimet e dakorduara në Bruksel. Nënshkruesit (sipas renditjes alfabetike): Qendra për Veprim Afirmativ Shoqëror (CASA), Mitrovicë e Veriut Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC), Mitrovicë e Veriut Bota Bardhë e Zi (CBS), Mitrovicë e Veriut Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC), Graqanicë Qendra Humane Mitrovicë (HCM), Mitrovicë e Veriut Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (InTER), Zubin Potok Nisma e Re Shoqërore (NSI), Mitrovicë e Veriut OJQ Aktiv, Mitrovicë e Veriut OJQ Komunikimi për Zhvillim të Shoqërisë (CSD), Graqanicë Radio Kim, Graqanicë UPZH Avenija, Llapllasellë. / Gazeta10