
Pamje të zhvillimeve të djeshme shfaqën pjesëtarët e grupit terrorist i cili sulmoi Policinë e Kosovës, sulm në të cilin u vra polici Afrim Bunjaku, duke ikur me automjet por edhe këmbë maleve përreth fshatit Banjskë të Zveçanit.
Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se qysh në mëngjesin e sonte kanë nisur operacionet e tjera të kontrolleve në zonën e Banjskës.Policia është duke vazhduar bastisjet dhe kontrollet në zonën malore nga ku janë arratisur të dyshuarit, përderisa është duke u kontrolluar tërë zona malore.
Ndërkaq Prokuroria Speciale njofton se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V. T. B. S. dhe D. M. për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale thotë se ndaj të pandehurve është bërë kërkesa për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.