Gazeta10

Opozita kritikon ekzekutivin për keqmenaxhim të krizës energjetike

Raporti: Arteida Molliqaj

Fillimi i reduktimeve të energjisë elektrike në tërë vendin, ka ngjallur reagime të shumta edhe nga partitë opozitare në vend. Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të gjejë zgjidhje që qytetarët të mos përballen me mungesë të energjisë elektirke. Derisa, kanë thënë se kjo është si pasojë e keqmenaxhimit të ekzekutivit, kanë paralajmëruar përkeqësim të situatës gjatë dimrit. Partia në pushtet, Vetëvendosje ka thënë se nuk ëhstë vetëm Kosova që po përballet me krizën e energjisë, shkruan Kanal10.

6 orë me rrymë dhe 2 orë në terr, është orari i ri i reduktimeve të energjisë elektrike, në tërë vendin.

Por rikthimi i territ ka ngjallur reagime të shumta edhe nga partitë opozitare në vend, duke e konsideruar se kjo është në dëm të qytetarëve.

Derisa kanë kërkuar nga ekzekutivi një zgjidhje më të shpejtë, anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se Qeveria nuk ka marr asnjë masë për të ndihmuar qytetarët.

Këtë situatë e ka cilësuar të papranueshme edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Xhafer Tahiri nga kjo parti ka thënë se kjo ishte e pritshme, pasi sipas tyre po ndodh për shkak të keqmenaxhimit të ekzekutivit.

Kurse, shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë për Kanal10 se reduktime edhe më të ashpra të rrymës do të mund të priten gjatë dimrit.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka reaguar për fillimin e reduktimeve, duke thënë se Kosova nuk është i vetmi vend që po përballet me krizën enrgjetike.

Kriza energjetike ka kapluar Evropën, siç kemi paralajmëruar me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike. Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës.Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar kundër reduktimeve të rrymës, duke thënë se ky është paralajmërim i keq për qytetarët.

KMDLNJ ka kërkuar urgjentisht që qeveria ta ndërpres pagesën e rrymës së shpenzuar për katër komunat veriore. /Kanal10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë