Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Opsioni VV-PDK është i pamundur në këtë fazë’, Fidan Rama: Pres që VV ta ftojë sërish LDK-në

Gazeta10
15 October 2025 - 21:20

Komentatori politik, Fidan Rama në “Politiko” komentoi ngjarjet e fundit në vendin tonë, duke përfshirë zgjedhjet lokale, mbarëvajtjen e tyre dhe çështjen e balotazheve, gjithashtu edhe formimin e Qeverisë së re.

Rama tha se në këtë fazë, është e pamundur dhe  nuk mund të ketë koalicion në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta 10.

Rama theksoi se Kurti mund të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që ka disa takime fillestare në nivele më të ulëta që kanë filluar të diskutojnë, në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Epilog më i mirë apo më i saktë do të dihet gjatë vikendit, eventualisht të hënën ose të marten do të ketë një opsion”, tha Rama.

Rama shtoi tutje se pret që Lëvizja Vetëvendosje t’i bëjë edhe njël ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda këtyre ditëve, ta ftojë për një takim të mundshëm.

Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.