
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi është shprehur kundër të drejtës së votës së diasporës në Kosovë, duke e cilësuar si të padrejtë mundësinë e votimit në dy shtete.
“Le të zgjedhin ku me e qitë votën ose atje ose këtu”, ka thënë Matoshi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.
Megjithatë, një mendim ndryshe e ka ndarë gazetari Bahri Cani, i cili ka thënë se ligji e lejon këtë të drejtë të qytetarëve.
“Ligji e thotë që kur i ke dy vendbanime ke të drejtë me votu edhe këtu edhe atje”, ka thënë Cani.
“Në ballkan nuk e ka kërkush këta, pos neve”, është kundërpërgjigjur Matoshi. /Gazeta10/