Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani dekoron dëshmorë të UÇK-së dhe personalitete tjera të Istogut (VIDEO)

Gazeta10
05 August 2023 - 13:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, gjatë vizitës që i ka bërë qytetit të Istogut, ka ndarë dekorata presidenciale për dëshmorë të UÇK-së, veprimtarë, sportistë e personalitete tjera të shquara të Komunës së Istogut.

Në ceremoninë e ndarjes së dekoratave Osmani nderoi dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trimërinë, luftën dhe sakrificën e tyre gjatë luftës për Liri.

Ajo nderoi edhe mësimdhënës që kanë dhënë kontribut në arsimimin e brezave dhe zhvillimin e shkollave shqipe.

Për kontributin e dhënë në shtetndërtim Osmani dekoroi me urdhërin “Dr. Ibrahim Rugova”, ish kryetarin e Komunës së Istogut, të ndjerin Fadil Ferati. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.