Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani i bën festë lamtumirëse ambasadores holandeze

Gazeta10
05 Korrik 2024 - 22:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës, Carin Lobbezoo.

Osmani ka grumbulluar gratë ambasadore në Kosovë në një festë vetëm me gra, duke thënë se kontributi i ambasadores holandeze ka qenë i jashtëzakonshëm në forcimin e grave në diplomaci.

“Së bashku me gra ambasadore të shquara në Kosovë, festuam shërbimin e jashtëzakonshëm të ambasadores së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo dhe forcën e grave në diplomaci.

Ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci. Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë” shkroi Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.