Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Osmani i ndërroi qëndrimet krejt në fund”, Ejupi-Hajzeraj-Gashit: Krejt po rrejnë, jena lodhë!

Gazeta10
12 January 2025 - 21:27

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Pranvera Ejupi-Hajzeraj dhe Blerim Gashit.

Ejupi-Hajzeraj ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës, ngaqë siç theksoi ajo, presidentja gjatë mandatit ka marrë anë për ta përkrahur Qeverinë e Kosovës në krye me Kurtin.

“Besoj që ka mu kthy një masë e madhe që e ka përkrah Listën Guxo për shkak që në krye të Guxo nuk është Vjosa Osmani. Tash e kemi një presidente që për momentin nuk i përfaqëson qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.

Ndaj deklarime të tilla ka reaguar Gashi.

“Po presidentja ka marrë anë mos me përkrah Qeverinë, në fjalorin vjetor çka nuk i tha Qeverisë”, ka thënë Gashi.

Ejupi Hajzeraj ka thënë se Osmani i ka ndërruar qëndrimet në fund të mandatit, duke theksuar se “të gjithë po rrejnë dhe jena lodhë me ta”.

“Krejt në fund erdh. Bile kjo s’po më duket bash i moralshëm qëndrimi i saj ndaj Kurtit, kur e ke përkrah tri vjet e gjysmë dhe kur po vjen presioni i ndërkombëtarëve po ndërron anë”, ka replikuar Ejupi-Hajrezaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.