Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në Iowa: Serbia po dëshiron të nxisë luftë në rajon

Gazeta10
26 October 2023 - 9:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sulmi terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ishte akt i agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, që kishte synim aneksimin e veriut.

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Osmani tha se Kosova është rezultati dhe historia më e madhe e suksesit të politikës së jashtme amerikane.

Në një ligjëratë para studentëve të Universitetit Drake, e para e vendit akuzoi Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë në rajon.

“Ne asnjëherë nuk i kemi karakterizuar këto si tensione mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk po sulmojmë askënd, ne jemi në shtëpinë tonë dhe po sulmohemi. Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte kulmi i një akti të rëndë agresioni që Serbia po i bënte popullit të Kosovës brenda territorit tonë dhe atë ditë ishin një numër i grupeve terroriste që hynë në Kosovë me numër të madh armësh, armë të shkallës ushtarake me të cilat planifikonin të aneksonin veriun e Kosovës. Policia jonë ka vepruar me shumë profesionalizëm dhe ka penguar aktin e agresionit që në minutat e para të tij”, tha Osmani, transmeton KP.

Përkitazi me këtë, Osmani, tha se angazhimi më i madh i trupave të NATO-s në Kosovë do të bëjë që mos të lejohen të hyjnë njerëz të armatosur në territorin e vendit.

Në anën tjetër, Osmani tha se Kosova është rezultat dhe historia më e madhe e suksesit të politikës së jashtme amerikane.

Gjatë qëndrimit në Ioëa të ShBA-së, Osmani u prit në takim edhe nga kryetari i qytetit Norëalk, Tom Philips, nga i cili u nderua me Çelësin e Qytetit dhe Yllin e Norwalkit.

Ajo pati edhe një bashkëbisedim me kryetaret e qyteteve  të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, ku u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Ioëa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke forcuar më tej dhe duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme.

Osmani takoi edhe diasporën shqiptare në Ioëa ku iu falënderua atyre për mbështetjen ndaj atdheut.

Presidentja Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare disaditore në Iowa të ShBA-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.