Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani nesër takohet me Escobar, së bashku deklarohen për media

Gazeta10
16 March 2023 - 20:20

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gazeta10 sot raportoi nga burime të sigurta për takimet që emisari amerikan do të ketë me subjektet politike opozitare sot dhe kryeministrin Albin Kurti për ditën e nesërme.

Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të nis nga ora 09:00 dhe pastaj do të ketë edhe deklarim për media.

“Në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, ku kryeministri, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe do të diskutojnë për aneksin e zbatimit të marrëveshjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.