
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot publikoi fotografi me Presidentin e ShBA-ve, Joe Biden, fotografi këto të bëra në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Për këto fotografi të së parës së shtetit, i është kundërpërgjigjur nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, transmeton Gazeta10.
Çitaku ka publikuar një fotografi ku shihet duke u përqafuar me Biden, teksa në përshkrim ka vendosur flamurin e Kosovës, ShBA-ve dhe një zemër./Gazeta10