Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me Biden: Shprehu mbështetjen e palëkundër për Kosovën

Gazeta10
19 September 2022 - 17:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar në Londër me presidentin e ShBA-ve, Joe Biden.

Osmani e takoi atë gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton Gazeta10.

Presidentja Osmani tha se i pari i ShBA-ve shprehu mbështetjen e tij për Kosovën.

Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, shkroi e para e vendit në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.