Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me Blinken: E falënderova për angazhimin e tij për paqe në rajonin tonë

Gazeta10
22 Shtator 2022 - 22:36

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se ndër tjerash ajo e ka informuar Blinken për zhvillimet e fundit.

Po ashtu presidentja ka thënë se ajo e ka falënderuar Sekretarin e Shtetit për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“E kënaqur që u takova me Sekretarin Blinken në pritjen e mbrëmshme të organizuar nga Presidenti Biden. E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.