Gazeta10

Osmani takohet me ish-shefin e NATO-s: Kosova e palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot Anders Fogh Rasmussen, ish-shefin e NATO-s, njëherit tani kryetar i “Rasmussen Global”, firmës ndërkombëtare të konsulencave politike.

Në Samitin në Kopenhagë për Demokraci, ku dhe u takua me Russmussen, presidentja Osmani ka thënë se kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkuhstimin e palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike.

“Një diskutim i mirë mbi rëndësinë kritike të demokracive që qëndrojnë së bashku gjatë këtyre kohërave kyçe”.

“Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani në “X”.

Në këtë Samit, presidentja Osmani sot ka thënë se Kosova po kushtëzohet me hapa drejt Asociacionit për t’u pranuar në KiE, por në anën tjetër, askush s’po i kërkon Serbisë të bëjë pjesën e saj. E para e shtetit tha se kjo është mungesë totale e baraspeshës që minon kredibilitetin e dialogut.

“Po është sepse duan të zbatojmë çdo gjë që kemi arritur si marrëveshje si pjesë e dialogut. Por, si në çdo kontratë ka dy palë dhe nëse njëra nuk e zbaton asnjë prej pikave të saj, por e minon marrëveshjen dhe në rastin e Serbisë edhe publikisht e deklaron që nuk do ta zbatojë, që nuk e pranon atë. I kemi bërë kërkesë BE-së që të kërkojë nga të dyja palët që të bëjnë çdo gjë paralelisht

Ne kemi kërkuar nga BE-ja që të kërkojë nga të dy palët të implementojnë në mënyrë paralele. Ne s’jemi duke ikur nga obligimet që dalin nga ajo marrëveshje për Kosovën, por Serbia duhet të implementojë në të njëjtën kohë.

Të jem më konkrete këtu. Obligimi kryesor për Kosovën nga ajo marrëveshje lidhet me të drejtat për komunitetet pakicë, më specifikisht për të krijuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por kjo është e kushtëzuar me Serbinë që të ushtrojë ushtron njohjen de-facto në mënyrë paralelisht, njëkohësisht , në të njëjtën kohë, sepse siç e kanë thënë Macron e Shcolz e të gjithë liderët tjerë të BE-së përderisa Serbia bën të kundërtën, thotë që nuk do të kemi kurrë njohje Kosovës, nuk do ta lejojmë të bëhet anëtarë e organizatave evropiane cila janë masat e sigurisë që do ti kemi që të mos i lejojmë këtij Asociacioni që të ikë nga kontrolli. Ne shohim problemet që i ka Bosnja me Republikën Srpska. Asociacioni që është prezantuar sot nuk i ngjanë Republikës Srpska, por do të sigurohemi që të mos jetë as i përafërt. Në KiE i kemi kaluar dy fazat me sukses dhe po na thuhet që po duet të implementoni Asociacionin, mirë a do ta bëjë Serbia pjesën e vetë njëkohësisht, që do të thotë vota për Kosovën në KiE, askush nuk ja kërkon këtë Serbisë. Kemi një mungesë totale të barazpeshës që minon kredibilitetin e dialogut”, u shpreh Osmani.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas