Lajme

​Osmani takohet me sekretarin e OIC, thekson rëndësinë e njohjeve nga vendet islamike

Gazeta10
21 Shtator 2022 - 21:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në New York ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike (OIC), Hissein Brahim Taha.

Osmani ka shprehur falënderimin për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës nga shpallja e pavarësisë. Teksa, në veçanti, e falënderoi për rezolutën që së fundi është miratuar nga OIC-u, me të cilën është bërë thirrje që të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate ta njohin Kosovën.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se për Kosovën është më rëndësi ta thellojë partneritetin me OIC për t’i luftuar sfidat globale dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.