Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon ish-Sekretarin amerikan Kerry, e njofton për sigurinë në Kosovë

Gazeta10
02 December 2023 - 10:44

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Osmani tha se me të ka folur edhe për çështjen e sigurisë në veri të vendit dhe për rëndësinë që ka udhëheqja e SHBA-së në këtë drejtim.

“Në Konferencën për Ndryshimet Klimatike takova Sekretarin John Kerry dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. E lavdërova për lidershipin e tij në çështjet e klimës dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

Kerry ka shërbyer si Sekretari i 68-të i Shtetit nga viti 2013 deri më 2017 në administratën e Barack Obamës dhe ka përfaqësuar Massachusetts në Senatin e Shteteve të Bashkuara nga viti 1985 deri në 2013.

Aktualisht Carry është i dërguari i posaçëm presidencial i Shteteve të Bashkuara për Klimën që nga viti 2021.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.