Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon shefen e MCC Alice Albright: Marrëveshja historike 236 milionëshe po kontribuon në zhvillimin e Kosovës

Gazeta10
24 September 2024 - 17:54

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Osmani shkroi në Facebook se është “gjithnjë kënaqësi” kur takohet me Albright.

“Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë”, shkroi ajo.

Në fotografi, së bashku me Osmanin shihen edhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.