Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon zyrtaren amerikane për të drejtat e njeriut, flet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Gazeta10
24 September 2024 - 16:17

Presidentja Vjosa Osmani në Neë York ka takuar ndihmëssekretaren amerikane për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Punën, Dafna H. Rand.

Ajo tha se me të pati një “takim produktiv “, ndërsa tha se e ka njoftuar edhe me punën e institucionet që ajo udhëheq në fushën e të drejtave të njeriut.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.

Osmani tha se në këtë takim ngriti edhe shqetësimin për spastrimin etnik përmes pasivizimit të adresave që po kryen Serbia ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.