Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani uron Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale

Gazeta10
28 May 2023 - 20:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitorën e zgjedhjeve të sotme presidenciale.

Osmani ka shkruar në Twitter se derisa Erdogan do të vazhdojë ta udhëheq Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pret të punojnë së bashku për të ndërtuar bashkëpunimin e shkëlqyer të dy shteteve tona.

Presidenti turk, Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, të mbajtura sot në Turqi.

Erdogan kishte kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.

“Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’, tha presidenti Erdogan pas balotazhit të zgjedhjeve të së dielës.

Kujtojmë se rezultatet preliminare ende s’janë shpallur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.