Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pa asnjë impakt”, Halilaj për ‘kërcënimet’ e Halil Gecit ndaj Osmanit

Gazeta10
10 March 2026 - 19:33

Halil Geci është liruar pas disa orësh intervistimi nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kërcënim ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj në emisionin Gazeta deklaroi se i gjithë rasti ka ardhur si pasojë e një postimi të bërë nga klienti i tij në rrjetet sociale dhe se sipas tij nuk ka pasur qëllim kërcënues.

“E gjithë kjo ka rrjedhur nga një postim i publikuar nga klienti im Halil Geci në rrjetin e tij social, pa asnjë qëllim të caktuar, pa asnjë impakt apo dashje për ta shqetësuar dikë. Ai vetëm në mënyrë krahasimore ka shprehur shqetësimin e tij si qytetar i lirë i Kosovës, për shkak se sipas tij znj. Osmani ishte takuar fshehurazi në New York me ambasadorin serb Gjuriq dhe me Richard Grenell, dy figura që njihen botërisht se punojnë kundër pavarësisë së Kosovës. Për këtë ai ka bërë një krahasim se si një situatë e tillë do të kishte pasoja në Turqi, por kjo vetëm në aspekt krahasimor”, ka thënë Halilaj.

Sipas tij, postimi i Gecit ishte një reagim personal dhe jo një kërcënim ndaj presidentes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.