Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli: Ne do ta kujtojmë gjithmonë vizionin e Rugovës për një Kosovë të pavarur

Gazeta10
21 January 2023 - 14:19

Kreu i Aleancën Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes.

Pacolli thotë se Rugova do të kujtohet për udhëheqjen e tij për një Kosovë të integruar në komunitetin perëndimor, njofton Gazeta10.

“17 vjet më parë ka ndërruar jetë presidenti i parë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova. Ne do ta kujtojmë gjithmonë vizionin dhe udhëheqjen e tij për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe të integruar në komunitetin perëndimor. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar Pacolli në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.