Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Kosovës janë një zhgënjim i madh dhe rrezikojnë kredibilitetin e saj te populli i Kosovës.
Ai ka thënë se BE-ja me këtë do të dështojë sërish në dialog, shkruan Gazeta10.
“Sanksionet e BE-së kundër Kosovës janë një zhgënjim i madh dhe rrezikojnë kredibilitetin e saj te populli i Kosovës. Në Kosovë kërkohet rend dhe ligj dhe kjo vlen në të gjithë territorin. BE-ja ka dështuar vit pas viti në dialog dhe rrezikon ta bëjë këtë sërish, me këtë akt.”, ka shkruar Pacolli./Gazeta10