
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka takuar Ambasadorin William Walker, raporton Gazeta10.
Walker po e viziton Reçakun, Kosovën dhe Shqipërinë.
Pacolli ka thënë se ka pasur nderin ta kalojë një mbrëmje të mirë me Walker-in, të cilin e ka quajtur mik të mirë të tij dhe të Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kisha nderin të kaloj një mbrëmje të mirë me mikun tim dhe mikun e Kosovës, Ambasadorin William Walker i cili po e viziton Reçakun, Kosovën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10