Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë të marrë fund sa më shpejt

Gazeta10
15 March 2025 - 10:17

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Pacolli ka deklaruar që shpreson se ky proces i pakuptimtë ndaj tij, të marrë fund sa më shpejt.

“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, ka deklaruar Pacolli.

Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar të enjten në Kosovë, ku ka vizituar babanë e tij, i cili është i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.