
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po i zhvillon punimet në Stasbourg e ku në rend dite është çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Gazeta10 ju sjell pamje brenda të delegacionit kosovarë të ulur në sallën e Asamblesë Parlamentare, e ku pas pak çastesh pritet të votohet hapi i dytë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kujtojmë që para votimit, në Asamblenë Parlamentare është planifikuar të flasin deputetët kosovarë: Enis Kervan, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci. /Gazeta10/
