
Raporti: Viola Korça
Të pakënaqura, sindikatat janë shprehur edhe me pakon e re mbështetëse të qeverisë. Derisa e kanë kundërshtuar këtë pako, punëtorët e sektorit privat kanë paralajmëruar edhe masa sindikale ditëve në vijim. Sipas tyre, vetëm për qind e punëtorëve, mund të jenë përfitues të kësaj pakoje.
Numër shumë i vogël i punëtorëve të sektorit privat do të arrijnë të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë.
Me vendimin e ekzekutivit, të marrë para pak kohësh, secilit punëtor që do t’i rritet paga nga punëdhënësi do të subvencionohet me 50% për tre muaj.
Mirëpo, shumica e kompanive kanë thënë se rritja e pagave në këtë kohë është e pamundur të bëhet për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të gjitha produkteve.
Kjo ka shtyrë sindikatën e sektorit privat që të kërkoj nga Qeveria dhe Ministria e Financave që ta anulojnë pjesën e pakos që përfshinë këtë sektor.
Jusuf Azemi, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat ka bërë të ditur se i kanë dhënë afat qeverisë që deri më 20 shtator të ndërmarrë ndonjë hap.
Pakoja e prezantuar nga ekzekutivi është kundërshtuar edhe nga Aleanca Kosovare e Biznesit.
Kryetari i saj, Agim Shani, ka thënë se një dallim mes dy sektorëve do jetë e dëmshme edhe për investitorët.
Kanal 10 gjatë ditës ka pyetur edhe qeverinë, por nga këta të fundit nuk është kthyer përgjigje. / Kanal10