
Katër persona kanë vdekur në një aksident në dalje të Shtimes. Lajmin e ka konfiruar edhe Policia e Kosovës.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe njësitet e shumta policore. Ndërsa, siç merr vesh Gazeta10, të përfshirë në këtë aksident kanë qenë tri vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli për Gazetën10.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe magjistralja Ferizaj-Shtime.