Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje të jashtëzakonshme të FSK-së në stërvitje (VIDEO)

Gazeta10
14 October 2022 - 13:45

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka publikuar pamje të jashtëzakonshme të FSK-së, raporton Gazeta10.

Këto pamje janë bërë nga stërvitjet e FSK-së me skenarin “Kompania në sulm”.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se FSK po marshon me hapa të sigurtë drejtë plotësimit të detyrave dhe misioni të saj.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.

Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurtë drejtë arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.