
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se vota e diasporës nuk mund të ndikojë në rezulatetet e zgjedhjeve, ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
“Në zgjedhjet e 2021 në masë të madhe ka qenë votë ndëshkuese për mënyrën se si u rrëzu qeveria Kurti në mes të pandemisë, pra shumë njerëz kanë votu për shkak se e rrëzun”, ka thënë Pantina.
Tutje, Pantina ka thënë se 90% e premtimeve të qeverisë Kurti nuk janë realizuar.
“Kurti tani e ka pas mundësinë. E kemi pa katër vjet se çka ka bo. Me çka do të matet sot qeveria Kurti para votuesve?”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/