Politiko

Pantina i reagon ashpër Hajdarit: Ky sovranitet në veri, a e ka përmirësu jetën e qytetarëve?

Gazeta10
08 Janar 2025 - 22:22

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” mes komentatoreve politike, Shqipe Pantinës dhe Fatime Hajdarit.

Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka thënë se qeveria Kurti ka ndërmarrë hapa të mirë gjatë kësaj qeverisjeje, duke e përmendur në veçanti sovranitetin në veri.

Me një mendim të tillë nuk është pajtuar Pantina.

“Kjo shtrirje e sovranitetit në veri, a e ka liru rrymën? A na i ka ul çmimet? A na ka rritur kualitetin në shëndetësi, arsim? A i ka rritë rrogat e këtyre qytetarëve? Sa është çmimi tash dhe sa ka qenë para 5 vjete?”, ka pyetur Pantina.

“Për një lek, a e diskutojmë për një lek. Është humor”, ka reaguar Hajdari.

“E vetmja gjë që krenohet VV është që e ka shtri sovranitetin në veri. Veç shkoni këqyrni në QKUK, hala t’i shkrujnë ilaçet në letra”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.